442 programe studimi për maturantët

Maturantët  duke filluar nga data 1 gusht do të zgjedhin 10 degë me të cilat do konkurojnë për në universitet, përfshirë edhe degët në privat nga 442 programe studimi.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, asnjë maturant nuk mund të vazhdojë një program studimi përveç atyre që ka zgjedhur. Kjo do të thotë se nëse një kandidat zgjedh 10 degë në universitetet publike, atëherë nuk mund të vazhdojë dot studimet në një universitet privat.

“Kandidatët zgjedhin deri në 10 programe studimi nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të publike dhe/ose jopublike. Portali i Matures Shteterore nuk do të pranojë aplikime nga kandidatet të cilet nuk plotesojnë kriterin e notës mesatare, minimum 6, si dhe kriteret specifike të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në udhëzimin e MAS-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, këtë vit kandidatët fitues nuk do shpallen në bazë të renditjes së degëve. Fituesit do shpallen në disa degë dhe mund të regjistrohen në degën që dëshirojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, kandidati që është shpallur fitues në më shume se një program studimi, lejohet të regjistrohet vetëm në njërin nga programet e studimit ku është fitues. Sekretaritë mësimore të IAL-ve do të pranojnë dokumentacionin për të giithë kandidatët fitues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?