FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

45-vjeçari i fshehur në pyll, forca të shumta policie rrethojnë fshatin në Elbasan

Forca të shumta policie kanë rrethuar fshatin Seltë në njësinë administrative Zavalinë ku po qëndron i fshehur 45-vjeçari Josif Kavaja, i cili terrorizoi uniformat blu dhe banorët me kallashnikov përgjatë orëve të pasdites.

ABC sjell pamje nga fshati ku disa furgonë policie po qëndrojnë në gatishmëri në rast ndërhyrje. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat RENEA me “Snajper” për të neutralizuar 45-vjeçarin në rast se do hapë zjarr ndaj forcave të policisë.

Uniformat blu i kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë deri në momentin e kapjes së tij. 45-vjeçari Kavaja rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?