46 viktima nga aksidentet në 3 muaj, shoferët si kamikazë në timon

Aksidentet rrugore marrin jetë fatkeqësisht çdo ditë, dhe ende shoferët sillen si kamikazë në timon.

Referuar shifrave krahasuar me një vit më parë në vend janë shënuar më pak aksidente. Megjithatë shifrat vijojnë të jenë alarmante.

Në 3 muajt e parë të këtij viti janë shënuar gjithsej 258 aksidente si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 46 persona. Ndër shkaqet më kryesore të aksidenteve fatale janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

SHKARKO APP