48 ditë protestë, aktivisti: Duam qeveri tranzitore që të kemi zgjedhje të lira
Nga Kryeministria, aktivisti Edison Lika tha se protesta do të vijojë derisa të jenë plotësuar kërkesat dhe i renditi edhe një herë ato nga anulimi i ligjit deri te dorëheqja e qeverisë. “Jemi shumë të qartë për kërkesat tona, për 48 ditë me radhë, ne do të jemi këtu derisa anulimi i ligjit 21/2024 të jetë fakt, derisa dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë të jetë fakt, derisa qeveria tranzitore ta çojë vendin në zgjedhje të lira pas 36 vitesh, deri kur të garantojmë kushte dhe liri të barabarta për secalin prej nesh”, tha aktivisti.
KOHA JONË SONDAZH

