5 fëmijët pa shkollë, reagon Ministria e Arsimit

 

Gjendja e një familje e cila nuk i lejon fëmijët të shkojnë në shkollë sepse mund të abuzohen seksualisht, është rikthyer përsëri në diskutimin e opinion të gjerë. Gjendja tragjike për pesë fëmijët e familjes Koçi nga fshati Zeqan në Bulqizë, që nuk lejohen nga familja për të vazhduar shkollën pasi pretendohet  për ngacmim seksual. Ministria e Arsimit nuk ka qenë në dijeni të rastit por nëpërmjet një raportimi në media, ajo ka reaguar ditën e sotme.

Historia e familjes Koçi

Mund të duket si nga ato historitë ku ironia e fatit, godet më të pafuqishmit. Vajza 14-të vjeçare e familjes Koçi është abuzuar seksualisht nga një 50-vjeçar. Babi shprehet se ka denoncuar në polici por që gjykata nuk po merr masat e duhura. I akuzuari i familjes Koçi është ende i lirë dhe familjarët kanë frikë dhe për këtë arsye ata i kanë izoluar dhe ju kanë kushtëzuar vazhdimin e shkollës dhe fëmijëve të tjerë. Ngjarja në Bulqizë e ka marrë rëndësinë nga media por që ata shpresojnë që drejtësia të vihet në vend e që fëmijët të vazhdojnë të shkollohen. Babai i fëmijëve është shprehur se kërkon që të shpërngulen nga ai vend para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi.

Deklarata e Ministrisë

Në një deklaratë për shtyp Ministria sqaron se, Ministrja Nikolla i është përgjigjur gazetarit se të gjithë fëmijët janë në shkollë. Ndërkohë, që për skandalin dhe për dhunën fizike ndaj operatorit, personi që ka mbuluar me dorë objektivin e kamerës, nuk është shoqëruesi i ministres Nikolla, siç përcillet në lajm, pasi titullarja e MAS nuk ka një shoqërues.

Për këtë rast, edhe pse personi që akuzohet nga familja Koçi, nuk është mësues i shkollës në Lubalesh, por një bashkëfshatar, Zyra Arsimore Bulqizë ka kryer denoncimin e rastit pranë organeve të rendit. Nga raportimet paraprake, si nga ZA Bulqizë, kryeplakut të fshatit, stafit pedagogjik dhe bordit të prindërve të shkollës vlerësohet se në ambientet e shkollës nuk është konstatuar asnjë problematik në lidhje me akuzën e ngacmimit seksual. Përkundrazi, nga ana e këtyre të fundit pretendohet se rasti është i stisur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes dy familjeve, të cilat janë në proces gjyqësor mes tyre. Gjithsesi, për rastin në fjalë, do të shprehen organet kompetente të cilat janë duke hetuar ngjarjen. Ndërsa, në lidhje me pretendimin e gazetarit, MAS sqaron se nuk ka pasur asnjë formë apo tentative për të ndaluar të drejtën e informimit dhe të fjalës së lirë dhe kurrë nuk do të ketë një gjë të tillë nga ana e këtij institucioni.  

 

R.Shtylla

SHKARKO APP