5 lazaratasit që ‘adhurojnë’ ISIS, ja cilët kërkohen nga policia për shpërthimet me tritol

Pesë personat e shpallur në kërkim, si autorë të këtyre ngjarjeve janë Arbion Adil Aliko, 20 vjeç; Alban Adil Aliko, 18 vjeç; Viktor Xhemil Aliko, 25 vjeç; Thimjo Irakli Ceka, 20 vjeç dhe Bervin Kastriot Basho, 22 vjeç. Tre prej tyre janë shpallur në kërkim që prej vitit të kaluar.

“Tërësia e veprimeve kriminale e autorëve formëson gjithashtu elementë të figurës së veprës penale të kryerjes së “veprimeve me qëllime terroriste”, veprime të pasqyruara edhe ne rrjetet sociale” thuhet në deklaratën e policisë. Fshati i vënë nën kontroll nga policia pas aksionit antidrogë, u rikthye sërish në vëmendje pas 6 sulmeve të kryera me tritol në harkun kohor të një muaji. Nga hetimet e kryera rezultojnë se motivi i këtyre ngjarjeve është i lidhur me veprimtarinë policore të goditjes së elementëve kriminal gjatë operacionit policor “Lazarati 2014”. 

 

SHKARKO APP