5 maj, komunistët: Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha (FOTO)
Krerët më të lartë të shtetit pritet të bëjnë homazhe dhe të vendosin kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” gjatë kësaj të shtune, teksa përkujtohen dëshmorët e Atdheut.
Qindra njerëz mblidhen çdo vit për ta kujtuar këtë ditë të shënuar në Varrezat e dëshmorëve në Tiranë, të cilat me këtë rast sivjet janë restauruar nga bashkia e kryeqytetit.
Në pritje që politika të bëjë homazhë në orë 9:30, presidenti i Republikës Ilir Meta në orën 10:00 dhe kreu i opozitës Lulzim Basha në orën 11:00, skenën e kanë rrëmbyer për momentin disa nostalgjikë të pakët komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha. Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.
E si çdo vit, në homazhe pritet të mos mungojnë as veteranët e luftës, që kujtojnë përherë shokët e tyre, si dhe familjarë të dëshmorëve, por edhe qytetarë të thjeshtë. Ceremoni të ngjashme pritet të organizohen sot në të gjithë vendin.

KOHA JONË SONDAZH

