5 maji, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari homazh në Varrezat e Dëshmorëve
Aktualitet E Martë, 5 Maj 2026 10:59
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka marrë pjesë në homazhet e ditës së sotme në varrezat e Dëshmorëve në përkujtim të 5 majit, ditës së Dëshmorëve që ranë në Luftën Nacional Çlirimtare.
Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule në ndër të Dëshmorëve të kombit.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, dita kur u vra heroi i popullit, Qemal Stafa, një nga figurat më të shquara të qëndresës antifashiste shqiptare. Kjo datë simbolizon jo vetëm humbjen e një figure të re e të guximshme, por edhe sakrificën e një brezi të tërë që luftoi për lirinë e atdheut.
KOHA JONË SONDAZH

