Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 28 Nëntor 2026, 13:01 Dorëheqja e Liakos pas kontratave komunale me të afërmit Zëvendësministri i Brendshëm grek, Vangelis Liakos, dha dorëheqjen pas raportimeve se bashkitë kishin lidhur kontrata me bizneset e dy motrave të tij. Ai mohon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta 28 Nëntori
  • Dita e Pavarësisë
  • Kosova
  • Ekonomia
  • Horoskopi
  • Përmbytjet në Vlorë
  • Premier League
  • Gjiri i Omanit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta 28 Nëntori
  • Dita e Pavarësisë
  • Kosova
  • Ekonomia
  • Horoskopi
  • Përmbytjet në Vlorë
  • Premier League
  • Gjiri i Omanit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Situatë lufte në Tiranë. Flakët djegin komisariatin nr 3, disa ministri dhe trazira në selitë politike PS-PD

Situatë lufte në Tiranë. Flakët djegin komisariatin nr 3, disa ministri dhe trazira në selitë politike PS-PD

Aktualitet
E diel, 18 Tetor 2026 21:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ora shënon 21:00 dhe protesta është mbyllur këtë dielë, pas një ditë dhe orëve të mbrëmjes që treguan një përballje të frikshme mes protestuesëve dhe forcave të Policsë së Shtetit. Flakët e protestës ranë në Komisariatin nr.3, në dyert e disa Ministrive, dhe në selitë e PS dhe të PD-së. Bulevardi kryesor edhe sonte është kthyer një arenë lufte. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo në Kryeqytet, përveç luftës së dytë botërore! Zjarr, bomba molotov, gurë që hidhen, gaz lotësjellës, uje me solucion, përleshje trup me trup, ndërtesa shtetrore dhe prona private që janë në flakë. Vetëm armët e zjarrit nuk janë përdorur!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ora 20:20. Policia e Shtetit ka hedhur mbrëmjen e sotme gaz lotsjellës te selia e PD-së, ku disa deputetë nuk janë ndierë mirë. Deputeti i PD-së, Eno Bozdo tha se janë sulmuar me gaz lotsjellës nga Policia e Shetit. Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi akuzon ministrin e Brendshëm, Ervin Demon se ka provokuar demokratët përmes hedhjes së gazit në ambientet e selisë blu. Këlliçi pretendon se në selinë e PD-së ndodheshin dhjetëra bombula gazi, por sipas tij, nuk pati asnjë incident dhe asnjë provokim nga ana e demokratëve. Ai e cilësoi ngjarjen si një përpjekje për të barazuar situatën me atë të ndodhur më herët në selinë e Partisë Socialiste, duke e lidhur atë me një skenar të kryeministrit Edi Rama. “Ervin Demo ka provokuar demokratët, duke hedhur gaz në selinë e tyre. Këtu mund të shihni dhjetëra bombula gazi, pa pasur asnjë incident. Nuk kishte asnjë provokim. Kishte vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ndodhi sot në selinë e PS. Ishte një skenar i Edi Ramës, e kemi paralajmëruar”, deklaroi Këlliçi.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Ora: 20:00. Trazira te Parlamenti. Protesta është zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku situata është tensionuar pas hedhjes së bombave molotov në drejtim të forcave të policisë. Protestuesit janë përballur me efektivët e rendit, ndërsa hedhja e molotovëve ka rritur tensionet në zonë. Forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në terren për të menaxhuar situatën, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta pranë Parlamentit.

Mund t'ju interesojë

Foto nga Vlora, qyteti i Flamurit

Foto nga Vlora, qyteti i Flamurit

Para 44 minutash
Dita e Flamurit në Prekaz, Çitaku nderon dëshmorët e UÇK-së

Dita e Flamurit në Prekaz, Çitaku nderon dëshmorët e UÇK-së

Para 1 ore
Sot Protesta e 28 Nëntorit!

Sot Protesta e 28 Nëntorit!

Para 1 ore

Ora 19:50. Pas përplasjeve te selia e PS-së dhe pranë Bankës së Shqipërisë, protestuesit kanë lëvizur te ”Rruga e Kavajës”, ndërkohë Policia e Shtetit po i ndjek nga pas. E njëjta formë u dha edhe në orët e kaluara, ku efekivët ndiqnin këmba-këmbës në rrugicat e Tiranës protestuesit.

Ora 19:20. Protestuesit janë rikthyer në selinë e PS-së, ku në orët e drekës të kësaj të diele, ata hodhën molotov dhe thyen xhamat e dritarëve. Nga brenda selisë kanë dalë disa persona të pajisur me shkopinj, të cilët kanë sulmuar protestuesit. Nuk dihet nëse janë efektivë civilë apo thjesht anëtarë të Partisë Socialiste.

Ora 19:00. Traizrat në këtë ditë të 6-të të protestës studentore, po vijon me një kaos të madh. Tensionet vijojnë mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë shpërthyer fishekzjarrë në drejtim të autobotëve dhe kanë përdorur gjithashtu lazer. Në përgjigje, Policia e Shtetit ka përdorur ujë me autobotë për të larguar protestuesit dhe për të mbajtur turmën larg kordonit të forcave të rendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përballja mes protestuesve dhe policisë vijon në zonë.

Ora 18:16 dhe protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë, ku kanë ndezur zjarr. 4 efektivë janë lënduar. Zona është kthyer në një fushë betejë të vërtetë, ku ka pasur edhe zjarrvënie. Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Komisariatit numër në 3 në kryeqytet. Efektivët janë duke marrë masa rrethanore, për të shuar flakët.

Një numër shumë i madh fishekzjarrësh është hedhur nga protestuesit në drejtim të policisë këtë mbrëmje. Protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt efektivëve të policisë, skenë kjo e ndodhur pas Bankës së Shqipërisë. Ata janë larguar nga Sheshi Skënderbej dhe po tentojnë të kthehen sërish te Ministria e Arsimit. Ora shënon 17:23 dhe përshkallëzohet protesta studentore në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur breshëri molotovësh drejt Policisë, e cila qëndronte e rreshtuar përballë tyre dhe që kishin ngecur mes Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Ekonomisë. Pas hedhjes së molotovëve, flakët kanë shpërthyer te këmbët e efektivëve, ndërsa menjëherë ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion, duke nisur shpërndarjen e tyre.

Policia e Shtetit po përdor plumba gome dhe kjo vjen pas tensioneve të krijuara në zonë, ku policia ka përdorur më herët gaz dhe ujë, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit. Përplasjet po zhvillohen pranë kordonit policor, i vendosur për të penguar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë.

Tensionet janë rikthyer, ku protesta është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Efektivët kanë përdorur gaz dhe ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të policisë. Për të ndaluar lëvizjen e protestuesve drejt Kryeministrisë, uniformat blu kanë krijuar një kordon sigurie, duke tentuar të frenojnë avancimin e turmës. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet mes përplasjeve dhe përballjes së drejtpërdrejtë mes palëve.

Është ora 16:30 dhe protesta e qytetarëve në Tiranë është shtrirë edhe përtej Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit” dhe trazirave para Kryeministrisë, duke kaluar në rrugicat e Tiranës. Policia po ndjek protestuesit këmba-këmbës në zonën e ”Zogut të Zi”, ndërsa gjatë përplasjeve janë djegur kazanë të mbeturinave. Në terren janë vendosur autobotët e ujit, të cilët po përdoren në përpjekje për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar, me efektivët e policisë dhe protestuesit përballë njëri-tjetrit.

Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së 18 tetorit. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00. Personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias. Gjendja shëndetësore e të treve paraqitet e qëndrueshme. Ata po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

Ora shënon 15:40 dhe përplasja mes protestuesve dhe policisë u zhvendos para Kryeministrisë, ndërkohë që protesta është në ditën e 6-të saj. Studentët dhe gjimnazistët lëshuar një breshëri gurësh në drejtim të autoboteve dhe uniformave blu. Më herët sot incidente të dhunshme u shënuan te Ministria e Arsimit, si dhe te selia e PS, ku protestuesit thyen xhamat e godinës. Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat. Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.

Sakaq nga brenda selisë, kanë dalë disa persona me shkopinj duke sulmuar protestuesit. Ata kanë thënë se janë anëtarë të Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër për protestën e zhvilluar pranë selisë së Partisë Socialiste, duke akuzuar organizatorët se pas saj qëndrojnë persona të paguar dhe ndikime të huaja. Në një mesazh të publikuar, Balla i drejtohet Sali Berishës, duke pretenduar se personat e përfshirë në protestë janë të financuar prej tij, si edhe nga Agron Shehaj dhe Arlind Qorri. “O Sali Largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e morët”, shkruan Balla.

Përplasjet nisën më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë. Uniformat blu u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë që turma të zhvendosej drejt qendrës së kryeqytetit. Bilanci i pesë ditëve të para të protestave ishte 272 persona të lënduar, mes tyre 169 punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

Protesta e sotme nisi me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë. Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte grisi certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit. Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë. Polica më pas i ka larguar ata drejt qendrës, teksa disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

Lexoni edhe:

Rama accuses Russia, Zakharova speaks about protests in Tirana: It is your citizens who took to the streets

“Attack on a police station is not a protest”, Director Hita: 10 police officers injured at Police Station No. 3

Violence during protests, Peleshi: They have the right to demand more opportunities, but this is not the way

A person is struck by protesters, police remove him from the crowd

VIDEO/ Heartfelt call amid “wartime”: young man from central Tirana: I love you, Mace

Balla: Molotov cocktail thrown at police bodies, officers are protecting Albania from chaos

Qendra e Tiranës kthehet në shesh lufte, protestuesit sulmojnë autobotët me molotovë

Shqiponja forces fire rubber bullets, chaos at Skanderbeg Square

Fotot nga protesta

Lexoni edhe:

17-year-old arrested again by police, his story goes viral online: “I don’t want to hurt anyone”

DP against Begaj’s consultations: The crisis cannot be resolved without Rama’s removal. 3 demands to end the crisis

3 people injured during the protest, including a 15-year-old

Police chase protesters through Tirana’s side streets as young people set fire to rubbish bins

Taulant Balla publishes a photo from inside the Socialist Party headquarters: Sali, remove people urgently

RENEA at protest, Police: We received a phone call at the operations room. The lives of officers were at risk

Deputy Minister of Internal Affairs Anisa Ruseti addresses parents: Do not allow young children to take part in protests!

Luiz Ejlli, together with Kiara and their daughter, joins the student protest on its sixth day

Protest takes on a new rhythm/ Drums and traditional Albanian dances on Durrësi Street

Vlorë/ Carrying firearm and hunting rifle without permit, 40-year-old arrested

Tedi Blushi: The time for words is over! Patience has run out

65 injured in protest, 12 of them still hospitalized at Trauma

After being attacked with Molotov cocktails, the Supreme Court reinforces its windows with iron protective barriers

Measures at the Prime Minister’s Office: concrete slabs being removed from sidewalks

How to read the US Embassy’s statement and the prime minister’s determination today regarding the Protest

BEN BLUSHI: WHY ARE THE CHILDREN PROTESTING

Prime Minister: RENEA will come out again and will take off the masks of those wearing masks!

Rama: We neutralized an explosive drone that was going to strike the Prime Minister’s office

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albaniapoliciaprotestaPSSelia e PSstudente
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dorëheqja e Liakos pas kontratave komunale me të afërmit
Para 5 minutash

Dorëheqja e Liakos pas kontratave komunale me të afërmit

Plas molotovi dhe gazi lotësjellës para kryeministrisë
Para 10 minutash

Plas molotovi dhe gazi lotësjellës para kryeministrisë

Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Para 22 minutash

Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë

Rama i thotë Albin Kurtit: Albin, po fut duart te Protesta, kujdes!
Para 35 minutash

Rama i thotë Albin Kurtit: Albin, po fut duart te Protesta, kujdes!

Më të lexuarat

1 GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje
Para 18 orësh

GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje

2 Rikthehet Lulzim Basha…
Para 18 orësh

Rikthehet Lulzim Basha…

3 Ben Blushi: Beteja e përjetshme mes Qazim Mulletit dhe Robert Ndrenikës
Para 19 orësh

Ben Blushi: Beteja e përjetshme mes Qazim Mulletit dhe Robert Ndrenikës

4 Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës
Para 20 orësh

Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
26 Nëntor 2026, 16:44

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara