5 vjet burg burrit që rrahu gruan në sy të fëmijëve

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 5 vjet burg Ilirjan Pajon, burrin që u filmua teksa dhunonte me shkelma në mes të rrugës ish­bashkëshorten e tij, në sy të dy fëmijëve.

Pajo u dënua i akuzuar për “dhunë në familje” dhe vendimi u shpall sot nga gjyqtari Laurent Fuçia. 44­vjecari, Pajo pas arrestimit e quajti momental drurin që i dha ish­gruas. Dhe gjatë seancës dhe marrjes në pyetje, 44­-vjeçari pranoi se ishte takuar me ish gruan e tij Marsela Caushaj disa here, madje edhe duke konsumuar kafe.

Ndërkohë 44­-vjeçari ka pranuar se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja nuk është dhënë asnjëherë, por thjesht shuma të cilat ai vetë i ka dhënë fëmijëve herë pas here.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?