50 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë, fluks automjetesh në Morinë

Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që u nisën drejt Shqipërisë regjistroi kjo fundjavë, ndërsa e diela ka nisur me një fluks të lartë makinash në Morinë. Policisë Kufitare i’u desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.

Shumë prej qytetarëve të Kosovës kërkojnë zbatim praktik dhe shmangie të vonesave ndërsa ka prej tyre që duan edhe heqjen e traut në Rrugën e Kombit.

Radhët e gjata të automjeteve, si pasojë e fluksit të lartë nuk krijohen vetëm në Morinë.

Po ashtu një tjetër segment problematik i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit. Vonesa krijohen si pasojë e ngushtimit të rrugës me një sens lëvizje.

SHKARKO APP