50 mln lekë për vrasjen e Behar Sofisë, zbërthehet autori: U bë për hasmëri, e ndoqa për 28 ditë
Në vitin 2021 u shënua një nga vrasjet misterioze. Behar Sofia një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Turqia, të heroinës me destinacion në vendet e BE, u ekzekutua në mes të Tiranës.
Sot Ernejt Shyti, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka dhënë detaje para Gjykatës së Posaçme se si ishte porositur për vrasjen dhe kryerjen e krimit. 28 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shytaj.
I pandehuri ka rrëfyer se përveç Sofias, kishte marrë porosi edhe për dy vrasje të tjera. Sipas Shytit, pasi vuri në shënjestër 66-vjeçarin Sofia, kishte studiuar për një muaj lëvizjet e tij deri ditën e ngjarjes, për realizimin e së cilës i ishin premtuar 50 milionë lekë të vjetër.
“Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e grupit, kisha një telefon të markës “iPhone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shënjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”.