50 shqiptarë nga Maqedonia luftojnë si xhihadistë në Siri e Irak

Që kur ka nisur konflikti në Siri mes regjimit diktatorial Bashar Al-Assadit dhe rebelëve, në frontet e luftës flitet se gjenden mbi 50 shqiptar nga Maqedonia, raporton jozyrtarisht, Agjencia e lajmeve ” Zhurnal”.

Askush nuk dinë të tregoj zyrtarisht se kush i manipulon të rinjët shqiptar nga Shkupi, Tetova, Kumanova dhe qytetet tjera për të shkuar si luftëtar në Siri. Një version jozyrtar flet se mexhliset e ndryshme që i organizojnë disa hoxhallar i bindin të rinjët për të shkuar në Siri.

Më vonë këta hoxhallar kanë njerëzit e vetë të logjistikës të cilët i marrin këta të rinjë nga Shkupi, qëndrojnë disa ditë në Kosovë dhe arrin në Turqi, pastaj përmes kanaleve të sakta depërtojnë në frontet e Sirisë.

Mirpo, flitet se disa nga këta persona për të shkuar në Siri kanë shfrytëzuar edhe vendet e Bashkimit Evropian. Kështu që kanë qëndruar disa javë në Evropë si mysafir, pastaj sipas instrukcioneve nga organizatorët kan arrit në Turqi dhe më vonë kanë depërtuar në frontet e luftës.

Është simptomatike se pse Ministria e Punëve të Brendshme nuk mund t’i gjej organizatorët kryesor të këtij mobilizimi të shqiptarëve të rinj nëpër frontet e Sirisë.

MPB e ka rëndë që t’i zbuloj propaganduesit, apo e dijnë por nuk reagojnë sepse nuk kanë interes që të parandalojnë vdekjen makabre të të të rinjëve shqiptar në frontet e Sirisë, ku askush nuk e dinë se pse luftohet me vite në këtë shtet arab.

Ende është e paqartë se pse MPB nuk merr masa konkrete ndaj imamëve propagandistë në Maqedoni të cilët shkuarjen dhe vdekjen në Siri e llogaritin si “shehid”. Por deri tani asnjë djal apo nip i ndonjë imami nga Maqedonia nuk ka shkuar në këtë luftë

SHKARKO APP