50-vjeçari u ekz*kutua nga gruaja? Detajet nga vr*sja e Pëllumb Metës

Nuk ka dyshime se ekzekutor i Pëllumb Metës është djali i madh i familjes, Hysen Meta dhe me ndihmën e motrës dhe të vëllait, u bë edhe groposja e trupit të pajetë në kasollen e bagëtive. Por në media dhe në emisione televizive flitet për një tjetër skemë.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se nuk përjashtohet nga kjo ngjarje kriminale as nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta. Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor.

”Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna. Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe vajzës së familjes, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Blerina ka pasur rolin e ekzekutores së bashkëshortit, është në nivelin e dyshimeve, pasi duhen prova shkencore për ta verifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?