50-vjeçarin e vranë me plumb në kokë, Policia dhe FNSH ”blindon” Fierin

Ahmet Toska, 50 vjeç u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit. Rruga i’u pre nga vrasësi i tij, i cili pasi iu afrua dhe e qëlloi me armë zjarri tri herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ishte gruaja e tij, ajo që vuri alarmin në lagje duke thërritur me të madhe “ma vranë, ma vranë”. Banorët e lagjes janë mbledhur për në vendngjarje, ku edhe kanë parë një njeri të maskuar teksa largohej në këmbë. E vetmja që mund të ketë dalluar fytyrën e tij është vetëm bashkëshortja e 50-vjeçarit.

50-vjeçari njihej si një njeri pa probleme nga fqinjët dhe prej kohësh punonte në një pikë karburanti. Gjë që shton dyshimet se përse mund të jetë ekzekutuar, ndërkohë që Policia po heton për gjakmarrje, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë borxhi të marrë nga viktima, apo e ndonjë konflikti në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit. Po ashtu janë mbledhur gjithë kamerat e sigurisë së zonës, për të zbuluar ndonjë detaj që mund të sjellë prangosjen e autorit të vrasjes. Për të bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes, në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit Policia dhe FNSH-të e Fierit kanë ngritur posto-blloqe dhe po vijojnë me krehjen e zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?