5062 shqiptarë u përgjuan, 15 zyrtarë humbën postin pasi…
5062 persona janë përgjuar në Shqipëri për llogari të hetimeve të Prokurorisë përgjatë vitit 2019. Kryesisht veprat penale për të cilat është lejuar përgjime kanë qenë, grupet kriminale, narkotrafiku, prostitucioni, korrupsioni dhe veprat penale të lidhura me terrorizmin. Rezulton se vendimet e përgjiemve kanë qenë 2714 të tilla dhe përgjimet nuk kanë përfshirë vetëm bisedat telefonike por edhe rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit.
Në këtë raport të Prokurorisë tashmë të dorëzuar në parlament rezulton se ekstradimet kanë patur një numër të lartë 180 persona kryesisht shqiptarë të dërguar jashtë vendit ku kanë kryer krime dhe 157 të ekstraduar nga jashtë drejt Shqipërisë. Ndalur tek ligji i dekriminalizimit rezulton se prokuroria ka marrë 204 kërkesa për verifikimin e të shkuarës së personave zyrtarë të lartë, politikan dhe të zgjedhur.
163 janë përfunduar, 15 emra kanë rezultuar me probleme për të cilët është kërkuar humbja e postit dhe janë proceduar penalisht për deklarim të rremë dhe 41 kërkesa janë mbartur për vitin 2020 dhe janë ende në shqyrtim. Përgjatë 2019 rezulton se vepra penale e vrasjes ka pësuar një rritje përfshi ato me dashje e paramendim në krahasim me vitin 2018, 33 vrasje me dashje rezultojnë në 2019 kundrejt 30 për 2018. Vrasje me paramendim 49 kundrejt 47 të vitit 2018 dhe vrasja në rrethana cilësuese 36 kundrejt 27 të ndodhura në vitin 2018. /Report Tv/