52 ditë protestë, Ilir Xhemalaj: Rama dorëhiqu. Flet për paketën e maleve, por ke shpopulluar vendin

Sot është dita e 52-të e protestës. Aktivisti Ilir Xhemalaj u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë qëndrimin në shesh deri në largimin e qeverisë. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit nga Thethi për Paketën e Maleve dhe zhvillimin e zonave rurale, Xhemalaj ngriti shqetësimin për shpopullimin e fshatrave dhe mungesën e shërbimeve bazë në shumë zona të vendit.

”Sot kryeministri tha që nuk tërhiqem nga paketa e maleve, tha do ta bëj si Zvicra. Kush do t’i marrë tokat. Shqipëria është shpopulluar. E sfidoj kryeministrin të shkojë në fshatin tim në krahinën e Tepelenës, nuk ka rrugë, nuk ka drita nuk ka ujë, nuk ka shërbime, por mbi të gjitha nuk ka njerëz.

Atëherë kryeministër, kush do t’i marrë këto toka. Ju duhet të jepni dorëheqjen. Para disa ditësh u kalua edhe një ligj për shitjen e tokave bujqësore. Gjithë Shqipëria është në shitje, kryeministri bën sehir. Duhet të jepni dorëheqjen”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?