5,2 miliardë lekë për fermerët, ministri Salla prezanton skemën e re të mbështetjes
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka riafirmuar angazhimin për mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e ekonomisë rurale në vend. Në Ditën Botërore të Zhvillimit Rural, Salla theksoi se politikat e qeverisë synojnë fuqizimin e prodhimit vendas dhe krijimin e një sektori bujqësor më konkurrues, përmes rritjes së investimeve, aksesit në financim dhe zgjerimit të mundësive për zonat rurale.
Ky angazhim, sipas ministrit, konkretizohet në disa masa kryesore financiare dhe mbështetëse për vitin 2026, ku përfshihen 5,2 miliardë lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, si dhe 1,5 miliardë lekë Garanci Sovrane për kreditimin e fermerëve dhe agrobiznesit. Po ashtu, parashikohen 4 miliardë lekë investime në ujitje dhe kullim, me synim garantimin e një prodhimi më të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.
Një tjetër masë e njoftuar është edhe kompensimi prej 10% për shitjet e produkteve bujqësore, i cili nis nga 1 korriku, si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët dhe formalizimin e sektorit bujqësor. Salla nënvizoi se këto politika synojnë të forcojnë ekonominë rurale dhe të rrisin qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor në të gjithë vendin.
KOHA JONË SONDAZH


