52-vjeçari kërkon ndihmën e policisë, e rreh gruaja

Një 52-vjeçar nga Lezha ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi thotë se e rreh gruaja.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhës,“52-vjeçari me inicialet P.N, është dhunuar vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortja e tij me inicialet M.N.

Prandaj më 22 janar policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të Mbrojtjes së menjëhershëm për 52-vjeçarin.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes”

SHKARKO APP