53 klandestinë nga Siria dhe Libia në pikën kufitare të Hanit të Hotit

53 klandestinë që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin janë ndaluar sot nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër.

Mes klandestinëve kishte edhe gra e fëmijë, ndërsa destinacioni i tyre ishin vendet e BE-se.

Klandestinët, kryesisht nga vende si Siria e Libia e kanë përdorur shpesh vendin tonë si transit për tu hedhur drejt vendeve të BE-së. Ata hyjnë nëpërmjet Greqisë në mënyrë ilegale.

SHKARKO APP