54 ditë protestë, protestuesit përballë Kryeministrisë

Pas grumbullimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në ditën e 54-tër të protestës, qytetarët iu drejtuan Bulevardit me marshim drejt Kryeministrisë. Atyre iu bashkua edhe një masë e madhe qytetarësh të tjerë, teksa hodhën thirrje për largimin e klasës politike dhe qeverisë: “Ju erdhi fundi”. “Shqipëria kërkon, revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Shqipëri e re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Jep dorëheqjen”, “Opozitë e shitur”, “Me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Shqipëria të urren” dhe të tjera parulla e thirrje u hodhën gjatë marshimit në bulevard.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?