563 persona pozitivë dhe 8 viktima me koronavirus në 24 orë

Rekord rastesh të reja edhe këtë të martë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 563 raste pozitive në 2723 testime të kryera.

I lartë mbetet edhe numri i vdekjeve, me 8 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë infektimet e reja janë të shpërndara: 255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

I lartë mbetet edhe numri i vdekjeve, me 8 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese”,– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHKARKO APP