566 tendera në 2021 me vlerë 114 milionë euro u ankimuan

Prokurimet publike në vend vijojnë të kenë probleme me kushtet që vendosin për garën dhe me përzgjedhjen e fituesve. Në raportin vjetor të Komisionit të Prokurimit Publik, thuhet se 9.2% e tenderave të hapur në vitin e kaluar janë ankimuar, dhe 61.2% e tyre janë kundërshtuar për mënyrën e vlerësimit të ofertave dhe 38.8% prej tyre janë ankimuar prej dokumenteve të tenderit.

Nga 5079 procedura të publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike gjatë vitit 2021, me vlerë totale prej 149,3 miliardë lekë, për 566 prej këtyre procedurave me vlerë prej 13,7 miliardë lekë ose rreth 114 milionë euro janë ankimuar pranë komisionit.

Në total janë paraqitur ankesa për 223 institucione nga 283 operatorë ekonomik dhe më shumë ankesave janë bërë për Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, për QSUT dhe për garat e shpallura nga KESH.

SHKARKO APP