58 ditë protestë, qytetari për kryebashkiakun e Dibrës: Më tha s’më dhe votën mos eja më në zyrë
Sot mbahet dita e 58-të e protestës kundër qeverisë dhe politikës aktuale. Një qytetar nga sheshi ”Skëndërbej” ka bërë një denoncim të fortë, pasi tha se është pushuar nga puna nga kryebashkiaku i Dibrës, Rrahim Spahiu. Ai tregoi se mungoi në punë sepse kishte bashkëshorten të sëmurë. Po ashtu ai tha se nuk u pranua në zyrë nga Spahiu sepse nuk e kishte votuar. ‘‘Unë kam lënë 50 mijë euro që të shpëtoja gruan, por ajo vdiq. Kur u ktheva në punë më hoqi. Vij nga një familje e të përndjekurve politikë. Qiranë e paguaj 55,000 lekë dhe jam me borxhe. Më tha se i ke dhënë votën Ismail Ukës dhe mos eja më në bashki”, tha ai për ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

