58-vjeçari nuk pranon vrasjen e babait: Ç’thoni, gjeni ju autorin. Dua drejtësi

Këtë të dielë, doli në gjyq djali që akuzohet për vrasjen e babait tre ditë më parë. “Arrest në burg” është masa që dha Gjykata e Lushnjes për 58-vjeçarin Andrea Stasa, i cili akuzohet se vrau babain e tij në fshatin Remas, Dhimitrin duke e mbytur me duar. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur u arrestua nga Policia. Ndërsa deri më sot nuk e pranon vrasjen e të atit.

“Nuk kam bërë vrasje unë, çfarë thoni”,-kështu u shpreh ai para togave të zeza. Po ashtu, shtoi se ditën e krimit kishte pirë raki me të atin, ndërsa më pas kërkoi edhe unazën që mbante në gisht pasi i mungonte. Ndërkohë që në pamje shfaqej i shkujdesur dhe me këmishën e zbërthyer.

Edhe pse ai akuzohen për vrasjen e të atit, Stase kërkoi drejtësi për vrasjen e 85-vjeçarit, ndaj dhe Gjykata kërkoi që ndaj 58-vjeçarit të bëhet edhe një vlerësim i shëndetit mendor. Ndërkohë që asnjë nga familjarët e autorit të dyshuar nuk ishte i pranishëm në seancë.

SHKARKO APP