599 qirinj për viktimat e Covid-19, protestë dhe homazhe para Kryeministrisë (FOTO)

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbajtur sonte një homazh për viktimat e Covid-19. Ata mbajtën homazhe përpara Kryeministrisë, si ndërtesë simbol e qeverisë së vendit.

Të rinjtë kanë ndezur qirinj dhe kanë pasur me vete pankarta ku shkruhej “Homazhe në nder të viktimave të Covid-19”.  Në një tjetër pankartë të të rinjve shkruhej “Sikur të mos mjaftonte sëmundja vrastare, vuajmë nga neglizhenca qeveritare”. Kurse, në një tjetër pankartë shkruhej: “Ndalo vjedhjen, ndihmo shqiptarët”.

Partia Demokratike ka akuzuar në komunikatat për mediat qeverinë se ka keq-menaxhuar pandeminë e koronavirusit dhe për rrjedhojë ka sjellë vdekje të shumë personave nga Covid-19. foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri.

Të rinjtë kanë ndezur 599 qirinj në nder të viktimave që humbën jetën nga Covid-19.

SHKARKO APP