6 pl*mba drejt Bujar Nasufit, autori priti gruan të zbriste nga makina

Sherr brenda rrethit familjar është pista kryesore që policia po heton në lidhje me ekzekutimin e Bujar Nasufit. 56-vjeçari u qëllua brenda mjetit të tij, të cilin sapo e parkonte pranë banesës. Autori priti që nga makina të zbriste bashkëshortja e Nasufit, dhe menjëherë iu afrua dhe qëlloi me 6 plumba në drejtim të tij. 56 vjeçari nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë.

Ka dyshime se viktima ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për të identifikuar autorin, hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie përgjatë zonës. Në pamje duket autori i krimit, i cili me kapuç në kokë është munduar që të fshehë identitetin e tij.

Atentatori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh. Në rrugicën është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas saj ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

SHKARKO APP