6 viktima dhe 122 raste të reja nga Covid-19 dhe 141 qytetarë të shëruar
Covid-19 vijon që të ketë më shumë raste me të shëruar në 24 orë sesa raste të reja. 122 raste të reja, 141 të shëruar dhe betejën nuk e kanë fituar 6 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. “Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64-vjeçar nga Kruja, një 79-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana, një 77-vjeçare, një 80-vjeçar dhe një 82-vjeçar”.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.
Dr.Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë, tha se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër, ajo tha se 40 qytetarë po marrin trajtim pasi Covid-19 i ka lënë pasoja. ”Ju informojmë se në dy spitalet Covid janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. ”Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht. Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”.
COVID-19-Statistika (2 Shtator 2020)
Testime totale 64505
Raste pozitive 9728
Raste të shëruara 5582
Raste aktive 3850
Humbje jete 296 (Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2058
Durrës 490
Shkodër 294
Lezhë 190
Korçë 155
Fier 134
Elbasan 132
Kukës 126
Vlorë 121
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 38