6 viktima në 24 orë, mbi 32 mijë raste aktive nga Covid-19
Shifrat e Covid-19 në Shqipëri po pësojnë një ulje të vogël në shifra, kur bëhet fjala për një krahasim me muajt e mëparshëm. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 6 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2216. ”3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 1893 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë. ”67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Statistika (29 Mars 2021)
Raste të reja ditore 285
Të shëruar në 24 orë 568
Të shtruar në spitale 311
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1893
Testime totale 553,200
Raste pozitive 124,419
Raste të shëruara 90,024
Raste Aktive 32,179
Humbje jete 2216
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22149
Fier 2602
Durrës 1320
Gjirokastër 1264
Shkodër 1221
Vlorë 1174
Korçë 781
Lezhë 473
Elbasan 408
Kukës 362
Dibër 324
Berat 101