6 vite dhunë, gruaja “thyen heshtjen” dhe çon burrin në burg
Gjashtë vite e dhunuar, shpesh edhe në praninë e fëmijëve të vegjël, shqiptarja në Firence të Italisë, gjeti guximin për të denoncuar dhunën tek karabinierët dhe për t’i dhënë fund ferrit në familje. Burri e dhunonte se kërkonte lekë për ti shpenzuar në lojërat e fatit. Kohët e fundit, ai e ka grushtuar sërish gruan, duke e qëlluar në kokë.
Dje në mbrëmje njësia e policisë hetimore e Firences, ekzekutuan një urdhër arresti me burg për 42-vjeçarin shqiptar, me profesion punëtor dhe me akuzën e dhunës në familje dhe lëndimin rëndë të një personi.
Hetimet ndaj tij nisën qershorin e shkuar, kur gruaja shqiptare me banim në Firence, pas viteve tolerim në heshtje të dhunës, vendosi të denonconte. Në disa raste, “gjatë viteve të fundit, ai kishte goditur gruan e tij në kokë me një forcë të tillë saqë i kishte humbur ndjenjat”.
Pas kësaj, në muajin tetor u vendos një masë paraprake ndaj tij që të largohej nga shtëpia dhe të mos i afrohej gruas dhe fëmijëve të tij. Pavarësisht nga kërkesat, punëtori vazhdoi me kërcënime, duke persekutuar gruan në telefon dhe duke e shqetësuar atë pranë vendit të punës. Burri u arrestua dhe u dërgua në burgun Sollicciano.
KOHA JONË SONDAZH

