6 vjedhje në një muaj, arrestohet tmerri i pacientëve te “Nënë Tereza”
Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot, 41-vjeçarin Dritan Kuka, banues në Burrel. Ai akuzohet se ka kryer të paktën 6 vjedhje nga data 12 maj dhe deri më sot. Vjedhejt kanë ndodhur në në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Njoftim i Policisë:
Finalizohet operacioni “Urgjenca”, dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Dritan Kuka, 41 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi po tentonte të vidhte një shtetas, tek Konsultat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Pas një pune të mirë hetimore të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjeve të ndodhura në dy muajt e fundit ku dyshohet si autor shtetasi i lartpërmendur dhe konkretisht:
- Më datë 12.05.2016, ka vjedhur një shumë monetare shtetasit P. I., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
- Më datë 13.05.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases T. D., në autobuzin e “Unazës”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare dhe një varëse floriri.
- Më datë 18.05.2016, ka vjedhur aparatin telefonik të shtetasit Xh. Xh., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
- Më datë 01.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases N. L., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
- Më datë 15.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases S. E., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
- Më datë 16.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases I. D., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

