Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 10:06 Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë. Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

6 zyra të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë, Lleshaj-emigrantëve: Regjistroni adresat

Aktualitet E mërkurë, 2 Dhjetor 2020 14:15
6 zyra të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë, Lleshaj-emigrantëve: Regjistroni adresat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, do të kenë mundësi që të aplikojnë për dokumentet biometrike edhe në 6 zyra të reja që hapen në 5 kryeqytete evropiane dhe në konsullatën e Barit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ishte për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë Administrative nr. 6, ftoi qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës së tyre në vendet ku banojnë.

Fjala e plotë

Vitet e fundit, Qeveria ka zgjeruar shumë përpjekjet për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve. Sot jemi në një zyrë të tillë, ku ofrohen shërbime për një kategori të madhe shërbimesh. Duhet thënë se zgjerimi i shërbimeve kërkon dhe bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim që të rritet prania e tyre në shërbimeve online. Një pjesë e madhe e shërbimeve sot kanë kaluar online dhe numri i tyre po shtohet nga dita në ditë, ndaj kërkohet që qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përmes shërbimeve online janë kursyer shumë andralla, shumë përpjekje, shumë kohë, shumë para, që qytetarët e shpenzonin për të marrë shërbime elementare, të cilat tani mund t’i marrin vetëm me një klik nga kompjuteri i shtëpisë së tyre nëse do të bëhen pjesë e këtij procesi. Por që të bëhen pjesë e këtij procesi është e rëndësishme që qytetarët të mund të identifikohen, e për këtë arsye pajisja me ID kartë është thelbësore. ID karta është çelësi, është kyçi që hap derën për të gjitha këto shërbime online apo dhe në mënyrë fizike. Ndaj e shfrytëzoj mundësinë sot për t’u bërë thirrje qytetarëve që të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të ndryshme të aplikimit, si kjo që jemi sot, apo të tjera në gjithë vendin, me qëllim që mos të befasohen kur t’u kërkohet kartë e re identiteti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aq më tepër që po hymë dhe në vitin 2021, që është viti i zgjedhjeve, ku ID karta është kusht për identifikimin e zgjedhësve për marrjen e tyre pjesë në këtë proces. Ndaj i ftoj qytetarët të mos presin minutën e fundit, por të afrohen pranë zyrave të aplikimit, të aplikojnë për sa kushtet janë optimale dhe t’i mundësojnë vetes aksesin, të marrin çelësin e shërbimeve, jo vetëm për identifikimin e përgjithshëm, por dhe një numër të madh shërbimesh që do të ofrohen vetëm kundrejt ID kartës. Sot në kushtet e dixhitalizimit të madh, ne ekzistojmë realisht vetëm kur jemi bërë pjesë e rrjetit. Në rrjet mund të futemi vetëm përmes identitetit tonë që është karta, ndaj e shfrytëzoj dhe njëherë dhe e përsëris këtë thirrje, me qëllim që mos të befasohemi në ditët dhe muajt në vijim.

Mund t'ju interesojë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit t...

Para 5 minutash
Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrollua...

Para 7 minutash
Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Para 23 minutash

Ndërkohë gjej rastin të theksoj se ne po zgjerojmë shërbimet edhe për qytetarët që janë jashtë vendit. Kemi hapur një numër të madh zyrash aplikimi pranë konsullatave tona në shumë vende ku nuk i kemi pasur. Janë 6 zyra të reja të hapura. Në të njëjtën kohë gjej rastin të ftoj të gjithë bashkë-atdhetarët tanë të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës së tyre në vendet ku banojnë, në mënyrë që të bëhen përfitues të shërbimeve të ndryshme në Shqipëri, ku edhe e drejta e votimit do të jetë njëra prej tyre”, tha Lleshaj, nga Kombinati ku shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj dhe Kryetari i Njësisë, Adriatik Merko.

Kujtojmë se një vendim i Qeverisë, i publikuar në fletoren zyrtare, i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania. Në formular, emigrantëve u kërkohet të deklarojnë: të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku ka vendbanimin e përhershëm, për veten e tij dhe/ose edhe për anëtarët e së njëjtës certifikatë familjare, në rastin kur ata jetojnë me deklaruesin. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për tu mundësuar vota më 25 prill.

Etiketat e lidhura

dokumentet biometrikeSandër Lleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Para 5 minutash

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja
Para 7 minutash

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë
Para 9 minutash

Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë
Para 19 minutash

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.