60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 18-vjeçari
60 kilogramë e 565 gramë marijuanë është sekuestruar nga policia greke pranë kufirit greko-shqiptar, ndërsa në pranga ka rënë një 18-vjeçar grek, i dyshuar për trafikim dhe transportim të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve greke, operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Igumenicë. Efektivët lokalizuan në zonën e Sajadhës një mjet privat, në pronësi të një kompanie që jep makina me qira, i cili drejtohej nga 18-vjeçari. Gjatë kontrollit, në bagazh dhe në sediljet e pasme të mjetit u gjetën tre çanta, brenda të cilave ndodheshin 55 pako me marijuanë.
KOHA JONË SONDAZH

