60-vjeçarja e vetmuar, tenton të vetëdigjet me benzinë

Një 60-vjeçare e vetmuar ka tentuar të vetëvritet ditën e sotme në qytetin e Beratit, duke i vënë flakën vetes me benzinë.

Ngjarja u shënua gjatë paradites, në lagjen “Mangalem” të këtij qyteti. Gruaja me inicialet A.K., sipas policisë, ndodhej në banesë kur tentoi të vetëflijohej.

Burime nga policia bëjnë me dije se 60-vjeçarja u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet nën trajtimin mjekësor, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al/

SHKARKO APP