600 talasemikë kanë nevojë për ndihmë

Në situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19, nevojat për gjak për personat talasemikë, për pacientët e operuar dhe jo vetëm në spitale janë të mëdha. Mjekja transfuziologe, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut në Tiranë, Dorina Xhafa thotë se njerëzit duhet që të japin kontributin e tyre.

“Duke qenë se vendi ynë është një vend që ka shumë nevojë për pacientë me talasemi dhe njësitë e gjakut që ata duan shkojnë nga dy ose më shumë dhe duhen për një periudhë 10 ditë ose edhe pak më herët. Duhet që numri i dhuruesve vullnetarë të jetë gjithmonë konstant ose mundësisht edhe të jetë duke u rritur. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për dhurimin vullnetarë. Të regjistruar ne kemi vetëm pacientë talasemikë dhe ata janë diku rreth 600”.

Specifikat e kësaj sëmundje përmes një analize gjaku komplet mund të verifikohen, ndërsa vendosja e diagnozës përfundimtare bëhet me analiza mjekësore të detajuara. “Është një defekt gjenetik i lindur dhe duhet të diagnostikohet herët. Problemet me qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin janë problemet e para që u shfaqen tek këta lloj fëmijësh. Nuk duhet të nënvlerësohet elektroforeza e hemoglobinës, është një analizë e cila të ndihmon për të parandaluar lindjet e reja me talasemi”.

SHKARKO APP