Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

61 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 48 pacientë të shëruar

Aktualitet E shtunë, 27 Qershor 2020 10:36
61 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 48 pacientë të shëruar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Janë identifikuar 61 raste të reja me koronavirusi brenda 24 orëve në vendin tonë. Mësohet se qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigorozë në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.
Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një 59-vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77-vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 9 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 9 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 45 minutash

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh dhe kudo në ambiente publike ku nuk ruhet dot distancimi.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (27 Qershor 2020)
Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931
Humbje jete 53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31
Korçë 26
Kukës 16
Elbasan 11
Gjirokastër 7

Etiketat e lidhura

raste të reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 1 minute

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 9 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 9 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 10 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.