613 kg kokainë në kontejnerët e bananeve, arrestohet Arbër Çekaj në Gjermani

Është vënë në pranga në Gjermani, Arbër Çekaj, pronari i firmës ‘Arbri Garden’, që ka transportuar për në Shqipëri sasinë prej 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Durrës.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore.

Çekaj ishte shpallur në kërkim që prej operacionit policor, por arrestimi i tij është bërë vetëm gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qene një operacioni i policisë gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pranga për këtë drogë deri më tani ishin vetëm shoferi dhe menaxheri i kompanisë, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të bashkëpunimit  me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë Gjermane është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber Çekaj është pronari i firmës ‘Arbi Garden’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last snow”

U shkëmbyen informacion në kohe rekord mes Policisë së  Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ky shtetas është kapur në një provincë pranë Dysedorfit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?