613 kg kokainë, sot merret vendimi për Arbër Çekaj

Vendimi për Arbën Çekaj i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë nëpërmjet një kontenieri me banane, pritet të vuloset në seancën e kësaj të enjte.

Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Çekaj dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian. Prokurori i çështjes Edvin Kondili thotë se gjithçka ka marrë fund dhe se kërcënimet e Çekaj nuk vlejnë ndaj tij.

Avokatët kanë bërë kërkesë për ta përjashtuar nga procesi i Arbër Çekaj, Prokurorin Kondili.Në sallën e gjyqit Çekaj ka akuzuar prokurorin se ka përhapur lajme të rreme ndaj tij, ai thotë se nuk ka dijeni për 613 kg kokainë të cilët u kapën në kontenierin me bananë që ishin në pronësi të kompanisë së tij “Arbri Garden”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun. Pritet që Gjykata të japë vendimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?