63-vjeçari humb jetën pasi e zuri poshtë mjeti bujqësor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trovicë, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Shtetasi D. M., 63 vjeç, teksa drejtonte një mjet bujqësor në një terren të pjerrët pranë banesës së tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Mjeti është përmbysur dhe ka zënë poshtë drejtuesin e tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda që i kanë marrë jetën në vendngjarje. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?