66-vjeçari gjendet i vdekur në parkingun e makinave

Një 66 vjeçar është gjetur i vdekur në ambientet e një parkingu makinash në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”. Sipas Policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Ndërkohë , grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?