68 vjet burgim për 7 persona të akuzar për trafik droge
Prokuroria e Korçës kërkon dënimin në total me 68 vjet burgim për 7 nga 11 personat e akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, të identifikuar gjatë operacionit “Velçan”, ku u zbuluan rreth 720 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Procesi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, për 4 anëtarë të tjerë të këtij grupi, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, po zhvillohen procese gjyqësore të veçuara.
KOHA JONË SONDAZH

