7 vite burg për 5 gratë xhih*diste

Për 5 nga gratë e akuzuara që shkuan në Siri për xhihad, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën. SPAK kërkon dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të dënimit të shkurtuar, atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.

SPAK-u kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO. SPAK mori nën hetim gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj.

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, të pandehurat mohuan akuzat ndaj tyre duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht në Siri dhe se nuk kanë marrë pjesë në konflikte ushtarake të huaja.

SHKARKO APP