7 vjet burg shqiptarit, përdhunoi një invalide me probleme mendore

 

Një shqiptar dënohet me 7 vjet burg nga gjykata e Londrës “Croydon Crown Court”, i akuzuar për përdhunimin e një femre invalide.

Sipas mediave vendase ai quhet Gentjan Faqolli dhe ishte emigrant i parregullt.

Hetimet kanë treguar se ai me “viktimën” u njohën online. Pasi kishin kohë që bisedonin virtualisht dhe përmes telefonit, ata ranë dakord të takoheshin.

Shqiptari e takoi gruan 39-vjeçare në shtëpinë e saj dhe e përdhunoi 3 herë. Ngjarja daton 18 marsin e këtij viti. Gruaja kishte refuzuar dhe i ishte lutur të mos abuzonte me të, por kërkesa nuk iu mor parasysh.

Prokurori ka theksuar se gruaja ishte invalide, por manifestonte edhe probleme mendore.

“Ky ishte një përdhunim në trajtën e një horrori të vërtetë. Faqolli injoroi lutjet e viktimës që ai të ndalonte teksa e sulmoi”, citon media oficerin e policisë britanike që hetoi ngjarjen, Paul Barham.

SHKARKO APP