FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

70% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin me të ardhurat

Kanë të ardhura shqiptarët për t’ia dalë muajit? 70% e punonjësve shqiptarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore, përqindja më e lartë në Europë, sipas një studimi të Komisionit Europian. Gjetjet u publikuan në një raport të fundit mbi kushtet e punës dhe implikimet e ardhshme. Anketa kryhet një herë në pesë vjet përmes anketave të 70 mijë punëtorëve në 36 vende evropiane.

Punonjësit shqiptarë mund të kenë orët më të gjata të punës në Europë, por rezulton që kanë shpejtësi më të ulët në kryerjen e detyrave të tyre dhe nuk ndodhen nën presionin e afateve.

Puna me shpejtësi të larta është e shpeshtë apo e zakonshme për më pak se 30% të punonjësve shqiptarë, ndërsa presioni për afatet për rreth 25%, të dyja më të ulëtat në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?