700 kg kanabis kapen në portin e Durrësit, u nis nga Tirana për në Itali

700 kg drogë janë kapur në portin e Durrësit. Nga informacionet e para mësohet se lënda narkotike do nisej për në shtetin fqinj, Itali.

Droga është pikasur nga autoritetet e sigurisë në port.

Lënda narkotike e llojit kanabis, ishte fshehur në një kamion. Mësohet se kamioni ishte nisur nga kryeqyteti dhe ishte i ngarkuar me mobilie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Durrësit ka ndaluar shoferin e kamionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?