700 mijë shqiptarë kanë ikur? Rama: Disa media dizinformojnë qytetarët. Duan favore të paligjshme

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale, ku këtë herë ka publikuar lajmet e rreme që pasqrojnë mediat private kombëtare. Teksa shtron vetë pyetjen pse përse e bëjnë, Rama tregon se e gjitha bëhet për favore të paligjshme.

Postimi i plotë

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?