72 deputetë të rinj në Kuvend, ja kush janë 3 senatorët e përjetshëm

72 deputetë të rinj do të jenë në Kuvend, si nga shumica, ashtu dhe partitë e opozitës. Deputetët që marrin një mandat për herë të parë, më së shumti janë prurje të Partisë Socialiste. Plot 53 nga 83 mandate që do të ketë prej Shtatorit kjo forcë, ku 46 e kishin vendin e sigurt në listat e kandidatëve, ndërsa të tjerët bënë një betejë të ashpër brenda llojit, kuti më kuti, e fletë më fletë.

Nga Partia Demokratike që u tkurr në 50 mandate, vetëm 6 emra erdhën nga vota preferenciale, mes të cilëve vetëm një grua. Jorida Tabaku, e cila do të jetë deputete e Tiranës edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.

Jashtë parlamentit mbetet për herë të parë nga 1992, duke mos llogaritur mungesën 1-vjeçare 1996-1997, Pandeli Majko, deputet për 9 legjislatura. Por edhe 42 kolegë të tij socialistë, me 1 ose me më shumë mandate. Në radhët e koalicionit të PD, afro gjysma nga deputetet aktual do të ulen sërish në parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Parlamentin e ri deputetët me më shumë mandate, janë nga radhët e demokratëve: Sali Berisha dhe Tritan Shehu të zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Ndërsa nga socialistët, deputeti me më shumë mandate, që do të vijojë të jetë ligjvënës nga 9 Shtatori, kur nis sesioni i ri parlamentar, është Erjon Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?