72% e bizneseve turistike në Vlorë s’lëshojnë fatura, Ibrahimaj: Shmangni ndëshkimet
Bizneset e industrisë së turizmit në qytetin e Vlorës, nuk janë korrekt në deklarimin e të ardhurave, lëshimin e faturave, deklarimin e punonjësve apo të pagave reale të tyre.
Gjatë takimit me biznese dhe operatorë turistikë, drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj foli me shifra për shkeljet e kryera nga ky sektor. Sipas saj, synimi është ndërgjegjësimi dhe jo ndëshkimi i bizneseve, ndaj bëri thirrje të vetë-deklarohen.
“Janë elementë me risk të cilët na bëjmë që bizneset ti kontaktojmë ti bëjmë thirrje për vetdeklarim dhe në rast se nuk e bëjmë ne do të dalim në terren. Reagimi i këtij sektori dhe angazhimi i tij drejt formalizimit prek shumë sektor të tjerë dhe jep një impakt të lartë si në popullatë ashtu edhe në bizneset e tjera që furnizojnë zinxhirin e turizmit”, tha Ibrahimaj.
Takime të tilla po zhvillohen në të gjithë vendin, për shkak të sezonit turistik me qëllim reagimin e biznesit dhe plotësimin e planit të masave.