Fundi i qeverisë? Zbardhet takimi i parë në Presidencë
Protestat studentore po vijojnë prej 5 ditësh, dhe të shtunën revolta doli nga kontrolli. U dogj Gjykata e Lartë, u plagosën protestues, policë, u bë përplasje e madhe tek Kryeministria, biznese sërish u dogjën.
Ndaj për ti dhënë zgjidhje politike situatës, presidenti Bajram Begaj mësohet se ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur shqetësimet dhe propozimet e tyre për kapërcimin e situatës politike në vend. Sipas News24, takimet janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme. Gjatë bisedimeve me kreun e shtetit, protestuesit kanë parashtruar kërkesat e tyre, duke propozuar ndryshime në skenën politike.
Një nga kërkesat kryesore të tyre është shpërndarja e Parlamentit dhe ngritja e një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar. Sipas propozimit të paraqitur, qeveria e përkohshme do të kishte si objektiv kryesor përgatitjen e vendit për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Po ashtu këtë të dielë, presidenti do të vazhdojë një takim me krerët e komuniteteve fetare.
Arqipeshkvi i Shkodrës: Ata që qeverisin duhet të marrin vendime të vështira për të mirën e vendit
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 10079

