Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

75 gra viktima të trafikimit, Manastirliu: Programe për mbrojtjen dhe riintegrimin e tyre

Aktualitet E mërkurë, 30 Tetor 2019 13:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për 75 gra dhe vajza viktima të trafikimit, është siguruar strehim dhe shërbim i nevojshëm, me synim riintegrimin e tyre në shoqëri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, tha se këto gra dhe vajza po mbështet me programe sociale për mbrojtje dhe riintegrimin e tyre. Gjatë konferencës Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore që zhvilloi punimet sot në Tiranë, ndër të tjera, Manastirliu tha se: ”Aktualisht 75 vajza dhe gra viktima të trafikimit marrin shërbim, me synim riintegrimin e tyre, në qendrat që financohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit, është e vetmja strehë publike kombëtare që siguron strehimin dhe ri-integrimin e viktimave të trafikimit vendas dhe të huaj. Por Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale financon edhe 3 qendra jopublike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ku ofrohet shërbim i specializuar për gratë dhe vajzat viktima të trafikimit.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

Ministrja tha edhe se këtë vit nëpërmjet një mekanizmi të ri financiar, Fondit Social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mundësojë financimin e shërbimeve të reja në territor në mbrojtje të menjëhershme për grupet vurnerabël. ”Nëpërmjet Fondit Social, ne jemi të gatshëm të financojmë menjëherë shërbime për grupet në nevojë ndaj gjej rastin të nxis Bashkitë të aplikojnë për këtë fond që tashmë e kanë në dispozicion për zgjerimin apo ngritjen e shërbimeve sociale. Aktualisht janë 9 Bashki që kanë aplikuar për ngritjen e qendrave që ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, mes të cilave dhe vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër program me ndikim të drejtëpërdrejtë për kategoritë në nevojë përfshirë edhe viktimat nga trafikimi, janë Ndërmarrjet Sociale, një mekanizëm i ri financiar i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. ”Deri tani kanë marrë statusin e ndërmarrjes sociale 3 organizata, të cilat ushtrojnë veprimtari në fushën e ofrimit të shërbimeve të drejtpërdrejta këshilluese e mbështetëse për gratë dhe vajzat, për viktimat e trafikimit apo viktimat e mundshme të trafikimit dhe në fushën e ofrimit të shërbimeve në mbrojtje të gruas dhe familjes. Ato përfitojnë subvencion nga shteti, me kusht që të punësojnë të paktën 30% të stafit nga grupet vulnerabël, siç janë gratë dhe vajzat e trafikuara”.

Manastirliu nënvizoi se arsimimi i fëmijeve dhe fuqizimi i grave dhe vajzave është mënyra më e mirë për të parandaluar këtë fenomen çnjerëzor. Konferenca Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, zhvilloi punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e ministrave Lleshaj dhe Manastirliu, përfaqësues të ambasadave Europiane në Shqipëri dhe koordinatorët kombëtarë dhe rajonalë kundër trafikimit.

Etiketat e lidhura

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeOgerta Manastriliuviktima të trafikimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.